Tech

Detaje të reja/ U arrestua në Francë për llogari të Shqipërisë, mediat e huaja: Behar Bajri në vitin 2021 kishte aplikuar për azil

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me arrestimin në Francë të Behar Bajrit, i akuzuar nga SPAK si i përfshirë në ngjarje kriminale.

Sipas informacioneve të Europe 1, Behar Bajri është arrestuar nga hetuesit francezë të hënën në Strasburg.

I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Po ashtu sipas mediave të huaja, besohet se me këtë arrestim, Franca po tregon se nuk do të jetë pika e tërheqjes për mafien shqiptare dhe bandate tjera nga Europa Lindore.

Behar Bajri, 43 vjeç, konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në gusht 2020.

Po ashtu në mediat e huaja thuhet se Prokuroria Shqiptare e ngarkuar me luftën kundër krimit të organizuar lëshoi ​​një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të Interpolit.

Falë hetimeve telefonike, hetuesit e Brigadës Kombëtare të Kërkimit të Arratisur (BNRF) të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) arritën të lokalizojnë kriminelin në qytetin e Strasburgut.

Kanë qenë policët e BRI-së në zonën Lindore që e prangosën të hënën, duke iu drejtuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Sipas informacioneve mësohet gjithashtu Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë./m.j

#Detaje #të #reja #arrestua #në #Francë #për #llogari #të #Shqipërisë #mediat #huaja #Behar #Bajri #në #vitin #kishte #aplikuar #për #azil

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button