Aktualitet
Zjarr në manastirin e ‘Shën Marenës’, roja pëson djegie në fytyrë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone atë të Shën Marenës.
Ambietet e qëndrimit përreth kishës u përfshinë nga flakët, duke djegur pjesën më të madhe të tyre e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së vendit.
Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë, njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë.
#Zjarr #në #manastirin #Shën #Marenës #roja #pëson #djegie #në #fytyrë
Lapsi