Aktualitet
Banorët e 4 fshatrave në protestë, bllokojnë rrugën: Nuk ka investim prej 15 vitesh

Banorët e katër fshatrave Zall Herr, Pinor, Priskë e vogël, Herre janë mbledhur në protestë dhe kanë bllokuar rrugën.
Prej 15 vitesh nuk është vënë dorë në rehabilitimin e rrugës e ndaj kërkojnë asfaltimin e saj.
Rruga frekuentohet nga mjete të tonazhit të rëndë dhe e kanë shkatërruar plotësisht rrugën. Janë 350 familje që preken.
Protestuesit nuk kanë rruge as për të dërguar fëmijet në shkollë. Thonë se protestat do t’i përshkallëzojnë nëse s’merren masa.
#Banorët #fshatrave #në #protestë #bllokojnë #rrugën #Nuk #investim #prej #vitesh
Lapsi