Aktualitet
50-vjeçarit i gjendet kallashnikov në banesë, më parë ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje

Një 50-vjeçar është arrestuar në fshatin Potoduar të Dimalit për armëmbajtje pa leje. Nga kontrolli në banesën e tij, policia i gjeti një kallashnikov dhe municion pa leje.
50-vjeçari me iniciale V.Sh., i cili u vu në pranga, ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#50vjeçarit #gjendet #kallashnikov #në #banesë #më #parë #qenë #dënuar #për #armëmbajtje #leje