Sport

Sergio Ramos kërkon ndjesë por tifozët nuk e falin: “Mungesë respekti”

Sergio

Sergio Ramos është rikthyer te Sevilla por pjesa më e nxehtë e tifozëve andaluzianë nuk janë dakord me zgjedhjen e shoqërisë. Birin Norte, grupi ultras i Sevilla, lëshoi një deklaratë ku kritikon rikthimin e mbrojtësit. Ramos ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG dhe firmosi me andaluzianët për një vit: “Ne duam të shprehim refuzimin tonë, atyre që e kanë propozuar këtë blerje. Ne besojmë se thjesht propozimi i kësaj blerje nënkupton tashmë mungesë respekti për vlerat që na kanë bërë të mëdhenj. Jemi të lodhur duke parë sesi menaxherët dhe aksionerët e mëdhenj i japin përparësi interesave të tyre ekonomike mbi atë që do të thotë realisht të jesh një sevilian”.

“Kjo deklaratë i drejtohet bordit të drejtorëve të Sevilla, sepse ne besojmë se është ai që distancohet më shumë nga një model që respekton mënyrën tonë të të ndjerit të ngjyrave tona. Ne nuk do të bojkotojmë apo ofendojmë lojtarin gjatë ndeshjeve, por nuk mundemi dhe nuk duhet të tregojnë mbështetje për asnjë akt që cënon parimet dhe dinjitetin e Sevillas”, përfundon deklarata.

Lexo më tej: Sergio Ramos kthehet te Sevilla pas 18 vjetësh: “E kisha detyrim ndaj babait tim e ndaj Antonio Puerta”


FJALËT E RAMOS

E të mendosh që Sergio Ramos, lojtari i ri i Sevilla, u kërkoi falje tifozëve për lamtumirën e tij 18 vite më parë. “Përshëndetje tifozë të Sevilla. Sot është një ditë emocionesh të pastra për mua. Unë jam rikthyer të vesh këtë fanellë pas 18 vitesh. Kam rastin të tregoj se jam pjekur dhe t’u kërkoj falje të gjithë atyre që janë ofenduar nga lamtumira ime. Mendoj se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, jemi një familje. Duhet të vozisim në të njëjtin drejtim. Që tani e tutje jam gati të jap gjithçka për këtë klub. Ia kam borxh babait dhe gjyshit tim”.

#Sergio #Ramos #kërkon #ndjesë #por #tifozët #nuk #falin #Mungesë #respekti

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button