Video/ Laçi pothuaj jashtë sfidës me Çekinë: Sylvinho përgatit taktikat në fshehtësi

Me dyer të mbyllura, për të mos zbuluar asgjë për Çekinë, me keqardhjen se duhet të bëjë në Pragë pa Qazim Laçin. Tekniku i kombëtares Sylvinho i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë, për ndeshjen e parë kualifikuese të shtatorit. Braziliani ka preferuar të mbyllë dyert, ndërsa kuqezinjtë kanë përmbushur ditën e dytë të stërvitjeve para Republikës Çeke.
Lajmi i keq është se Qazim Laçi pothuaj është tërhequr nga sfida me skuadrën e teknikut Silhavi. Departmenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori është lënë pushim edhe sot për shkak të gjendjes gripale. Sylvinho, përveç tij, i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për këto dy sfida.
Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Një unifikim që Sylvinho e bën për t’i dhënë stimuj kuqezinjve të rinj. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites. Futbollistët e ekipit kombëtar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës.
Lexo më tej: Video/ Qazim Laçi i sëmurë, katër kuqezinjtë e fundit mbërritën sot: kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë
PROGRAMI KUQEZI
Kjo është stërvitja e fundit në Tiranë, pasi Kombëtarja do të niset mëngjesin e nesërm drejt Pragës për sfidën e parë zyrtare të muajit shtator. Të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit. Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, në orën 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena”. Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet. Me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare në stadiumin ‘Air Albania’.
#Video #Laçi #pothuaj #jashtë #sfidës #Çekinë #Sylvinho #përgatit #taktikat #në #fshehtësi
Lapsi