Tech

Harrohen 1001 akuzat ndaj njëri-tjetrit, Berisha optimist pas takimit me Bardhin

Ka përfunduar pas rreth dy orësh takimi i grupit të Rithemelimit me atë të zotit Bardhi. Sali Berisha foli për gazetarët pas takimit duke u shprehur shumë optimist se ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt bashkimit të opozitës.

Berisha theksoi se sot “opozita merr frymë lirisht dhe me optimizëm”. “Ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm, i cili do t’iu japë zgjidhje të gjitha problemeve që janë krijuar.

Ky është një takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosin tani në parlament t’i kallin datën Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar. Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm, sot para tyre çelet një horizont i ri në betejën e vështirë ndaj regjimit.

Sigurisht që këtu nuk ishin deputetët e shtëpisë së Lirisë, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur kundër këtij regjimi”, tha Berisha.

#Harrohen #akuzat #ndaj #njëritjetrit #Berisha #optimist #pas #takimit #Bardhin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button