Tech

Vakancat në drejtësi/ Zbardhen emrat e gjyqtarëve që kandidojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Procedura e kandidimit për përmbushjen e vakancave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është përmbyllur.

Shtatë prokurorë kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e kësaj hallke të drejtësisë, ndërsa janë vetëm tre vende vakante.

Lista e kandidatëve:

Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;

Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe

Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Gjithashtu është përmbyllur dhe procesi i depozitimit të kandidaturës për përmbushjen e vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pesë gjyqtarë kanë shprehur interes për këtë hallkë të drejtësisë.

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

/a.r

#Vakancat #në #drejtësi #Zbardhen #emrat #gjyqtarëve #që #kandidojnë #për #në #Këshillin #Lartë #Gjyqësor

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button