Aktualitet

Nga atentati, te frika se mos i rrëmbenin vajzën! Rrëfehet ish-truproja: Si ishte të punoje me Fatos Nanon

Ish truproja i themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, rrëfën sfidat e përjetuara në vitet e vështira të tranzicionit.

Në emisionin Vizioni i Pasdites, ‘Tori i Nanos’, sikurse ai njihet,  tregon se në thuajse fundvitin e 1999-ës, banesës së fqinjit të tij i është vënë tritol.

Nga shpërthimi dëme pësoi dhe banesa e tij, ndërsa në të ndodheshin dhe vajzat e tij të vogla.

“Mos gaboj nga tetori i vitit ’99, në banesën tonë, te dera e komshiut tonë kishin vënë tritol, por nuk u zbuluar kurrë. Tritoli, vajzat e vogla, unë një dhomë e kuzhinë kisha. Flinim dy në divan, një në divan të përmbysur, dyer të shpartalluara, një tmerr i vërtetë, mua që më thoshte bashkëshortja, rahmetë pastë, ra tërmet. Nuk është tërmet i thashë, është tritol. Dera ime me derën e komshisë ishte korridor i gjatë, nuk kishte mbetur asgjë”, tha ai, ndërsa thekson se kjo nuk ishte e vetmja sfidë.

/a.r

#Nga #atentati #frika #mos #rrëmbenin #vajzën #Rrëfehet #ishtruproja #ishte #të #punoje #Fatos #Nanon

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button