Aktualitet
Laboratorit të kokainës i vihet flaka në mes të pyllit

Autoritetet në Bolivi bën me dije se kanë zbuluar një laborator kokaine në një zonë me bimësi të dendur pranë Andeve, e cila dyshohet se prodhonte 400-500 kg drogë të cilësisë së parë në muaj.
Më pas, forcat speciale i vunë flakën laboratorit, duke djegur të gjithë lëndën narkotike dhe mjetet e përdorura nga narkotrafikantët për prodhimin e saj.
Laboratori u zbulua më 28 gusht në xhunglën e departamentit Santa Cruz, në një zonë që përmbytet shpesh për shkak të afërsisë me lumin Pirai.
Autoritetet vlerësojnë se kjo ishte një goditje e madhe për trafikun e drogës, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.
/a.r
#Laboratorit #të #kokainës #vihet #flaka #në #mes #të #pyllit