Aktualitet
Aksident në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Kali i Trojës”. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nënë e bijë, të cilat ndodheshin në një prej makinave të përplasura.
Të dyja janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
#Aksident #në #Vlorë #plagosen #nënë #bijë
Lapsi