Aktualitet
Muçi shënon 2 gola në Poloni, sulmuesi paraqitet në formë para ndeshjeve të Kombëtares

Ernest Muçi realizoi 2 gola para grumbullimit me Kombëtaren. Sulmuesi 22-vjeçar i dha fitoren 3 – 1 Legias ndaj Lodz këtë të dielë në kampionatin polak.
Muçi mori një krosim të gjatë nga portieri pas 5 minutave lojë, duke befasuar me shpejtësinë e tij kundërshtarët, ndërsa të dytin në minutën e 75’ me një goditje në hyrje të zonës.
Një paraqitje e shkëlqyer e Ernest Muçit pikërisht para dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese të Europianit me Çekinë më 7 Shtator në Pragë dhe Poloninë më 10 Shtator në Tiranë.
/a.r
#Muçi #shënon #gola #në #Poloni #sulmuesi #paraqitet #në #formë #para #ndeshjeve #të #Kombëtares