Zelensky shkarkon papritur ministrin e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga detyra e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky. Reznikov e ka drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022. Në fjalimin e tij të mbremjes, Presidenti Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e mbrojtjes.
Rustem Umerov, i cili drejtonte Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov. “Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi” – tha presidenti ukrainas në një mesazh në aplikacionin Telegram. ©
#Zelensky #shkarkon #papritur #ministrin #Mbrojtjes
Lapsi