Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat që e bojkotuan

Partia Demokratike (e vulës) që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë mbrëmjen e kësaj të diele. Mbledhja vjen vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar të mbajtur pasditen e së shtunës. Në këtë Kuvend u miratuan ndryshime në statut që i japin më shumë pushtet Lulzim Bashës. Kuvendi u kritikua nga shumë prej anëtarëve të kësaj force.
Mësohen se në mbledhjen e kryesisë së tij, nga 30 anëtarë, të pranishëm në sallë vetëm 14 prej tyre: Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Indrit Sefa, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.
Megjithatë u tha se shumica u sigurua për shkak të 5 anëtarëve që merrnin pjesë online në mbledhje: Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka. Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje: Gazmend Bardhi, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Helidon Bushati, Juela Hamati, Xhemajl Gjunkshi, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi. Siç dihet kanë dhënë dorëheqje Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha. ©
#Basha #mbledh #kryesinë #PDsë #së #vulës #Zbulohen #emrat #që #bojkotuan
Lapsi