Dogjën qëllimisht 3 makina në Vlorë/ Arrestohet personi i 3-të

Në prangat e policisë ka rënë një 41 vjeçar i shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dogjën qëllimisht 3 makina, në muajin korrik, në Vlorë.
2 bashkëpunëtorët (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Vijon operacioni policor i koduar “Triple”.
Kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, bashkëpunëtor me 2 shtetas të tjerë që dogjën qëllimisht 3 automjete, në muajin korrik.
2 bashkëpunëtorët (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin:
E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝
#Dogjën #qëllimisht #makina #në #Vlorë #Arrestohet #personi #3të
Lapsi