Tech

Tragjike/ Krim i rëndë brenda familjes, vëllai vret më armë zjarri vëllanë

Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij. I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet.

“Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur  armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thotë policia./m.j

#Tragjike #Krim #rëndë #brenda #familjes #vëllai #vret #më #armë #zjarri #vëllanë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button