Aktualitet

Kë dua të falënderoj, këtë sezon!

Nga Dritan Hila

Dhe në këtë mbyllje sezoni falënderimi im është për djemtë e Policisë Kufitare të Triportit. Kur deti është mal dhe ty të janë fikur motorët; kur askush nuk të përgjigjet në telefon, janë ata që vijnë dhe të hedhin litarin për të rimorkiuar.

Posta e tyre është një kontejner i ndryshkur ku plas edhe mushkonja nga i nxehti në verë dhe ngri pinguini nga të ftohtit në dimër; të ofrojnë shishen me ujë kur të vijnë në ndihmë, që e blejnë nga rroga e tyre mizerabël; punojnë me turne të papaguara, kanë skafe ku ngrin në dimër dhe plas në verë; përgojohen nga të gjithë dhe rrinë me gjak të ngrirë se mos një idiot që ka dalë pa benzinë apo që mendon se helika e skafit ka rolin e asaj të helikopterit dhe punon në ajër dhe jo në ujë, i përgojon pse nuk i shkuan në ndihmë shpejt apo pse politikanët i duan për target veror.

Faleminderit djema! Sa herë shikoja që na kalonit pranë, deti më dukej i sigurtë si sheshi i Pavarësisë.

#Kë #dua #të #falënderoj #këtë #sezon

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button