Kivi nga Librazhdi/ Kultivuesit po shtojnë sipërfaqet, të kënaqur me çmimin dhe tregun

Si një nga frutat më të shëndetshme ekzotike, kivi nuk është më peng i importit, por kultivohet gjerësisht në vend.
Eksperiencën që morën jashtë Shqipërisë emigrantët vendosën ta eksperimentojnë në vendin e tyre dhe duket se kivi gjeti terren të përshtatshëm. Çmimi në treg gjithashtu është i favorshëm dhe fermerët çdo vit shtojnë sipërfaqet e mbjella me kivi.
“Ka ecur shumë mirë, i është përshtatur klimës”-shprehet fermeri Ramadan Sollaku
Prej 10 vitesh Ramadan Sollaku shton sipërfaqet me kivi në fshatin Vehçan të Librazhdit, por mungesa e rrugës për ta nxjerrë produktin në treg e bën shumë të vështirë punën.
“Nuk kemi rrugë për t’i vjelë dhe për t’I nxjerrë në rrugë. Ujin vaditës e kam me problem të madh, Kjo bimë do shumë ujë”-shprehet fermeri Ramadan Sollaku.
Fermeri thotë se pavarësisht punës që bëjnë fermerët nevojitet mbështetja e strukturave shtetërore pasi në të tilla kushte çdo investim është i destinuar të dështojë.
Ramadanit i duhet marrë punëtorë, vetëm për të transportuar me krahë kivin deri në rrugën kryesore.
#Kivi #nga #Librazhdi #Kultivuesit #shtojnë #sipërfaqet #të #kënaqur #çmimin #dhe #tregun