Aktualitet
Goditën punonjësin e policisë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, në kërkim 4 të tjerët

Një polic dhe i afërmi i tij, u dhunuan nga një grup personash në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia për këtë rast ka mundur të arrestoje një 29-vjeçar, ndërsa 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë ende në kërkim.
Në pranga ra Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim: Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.
#Goditën #punonjësin #policisë #arrestohet #29vjeçari #në #Tiranë #në #kërkim #të #tjerët
Lapsi