Aktualitet
Kancelari gjerman Olaf Scholz rrëzohet gjatë stërvitjes, pëson dëmtime në fytyrë

Kancelari gjerman Olaf Scholz pësoi dëmtime të lehta në fytyrë gjatë ditës së sotme, pasi u rrëzua gjatë një stërvitje. “Kancelari pati një incident të vogël sportiv,” tha një zëdhënës i Scholz për gazetën BILD. Sipas gazetës, kancelari u rrëzua teksa ishte duke vrapuar.
Kancelaria njoftoi se ai ka anuluar vizitën e planifikuar për nesër në Hesse, ku do të shoqëronte ministren e Brendshme dhe kandidaten për kryeministre, Nancy Feser, në një aktivitet parazgjedhor.
#Kancelari #gjerman #Olaf #Scholz #rrëzohet #gjatë #stërvitjes #pëson #dëmtime #në #fytyrë
Lapsi