Tech

Të burgosurit marrin peng 57 roje e oficerë policie në Ekuador, i lirojnë 24 orë më pas

Autoritetet ekuadoriane kanë njoftuar se 57 rojet dhe oficerët e policisë që u mbajtën peng për më shumë se 24 orë në burgjet e vendit, janë liruar.

Mediat e huaja shkruajnë se 50 rojet dhe shtatë policë, pengje të të burgosurve në gjashtë burgje, iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një ditë më parë grupet kriminale në Ekuador përdorën eksplozivë për të dëmtuar një urë, më e fundit në një seri sulmesh këtë javë. Askush nuk u lëndua nga shpërthimi./f.s

#Të #burgosurit #marrin #peng #roje #oficerë #policie #në #Ekuador #lirojnë #orë #më #pas

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button