Aktualitet

Me Klaassen është gjithnjë 1-0: ajo plagosje në kokë me Ajax dhe… e fejuara kriminologe

Klaassen

Një nga kujtimet e fundit holandeze është një plagë. Një goditje në kokë, me gjakosje. Davy Klaassen, lojtari i ri i Inter, u godit nga një çakmak prillin e kaluar gjatë një ndeshje shumë të nxehtë Feyenoord-Ajax. “Faji” i tij ishte se kishte shënuar golin e 2-1 provizor për skuadrën e Amsterdamit. Ai u detyrua të dorëzohej, një nga të paktat herë në karrierën e tij. Kërkoi të zëvendësohej duke u larguar nga fusha.

Flokë të rruar (dikur ishte bjond), një jetë te Ajax duke filluar nga Akademia (pasi refuzoi Utrecht) për lumturinë e familjes. I ati Gert-Jan ishte një i abonuar historik, nuk humbiste asnjë ndeshje. Të shihte djalin e tij në fushë me atë fanellë ishte një burim krenarie. Eksperiencat te Everton dhe Werder Bremen ishin eksperienca, të cilat së bashku me përfaqësimet me kombëtaren holandeze, pasuruan përvojën e tij ndërkombëtare. Kur erdhi thirrja nga shtëpia, falë daljes së van de Beek, ai nuk u mendua dy herë. E te Ajax Klaassen e jetoi intensivisht deri në orët e fundit. Aq sa doli në fushë edhe mbrëmjen para transferimit të tij në Milano, në ndeshjen paraeliminatore që Ajax zhvilloi kundër Ludogorets.

NGJASHMËRIA NË FUSHË

Roli në të cilin ai ka performuar më mirë është ai i mesfushorit sulmues, por mund të luajë edhe si playmaker. Për të pasur një ide, pak Calhanoglu dhe pak Mkhitaryan për kënaqësinë e teknikut Inzaghi, që kërkoi një alternativë me peshë në mesfushë për të kompletuar skuadrën. Zgjidhja e problemeve matematikore është pasioni i tij, tek zikaltrit ai do të merret me gjeometri nëse është e nevojshme. Nuhatja për golin nuk i mungon, saqë një nga nofkat është “Zotëria 1-0” për një nga cilësitë e tij: zhbllokimin e ndeshjeve. Ajax përshpejtoi kohët e skadimit të kontratës, duke e liruar atë falas për Inter. Në të kaluarën Klaassen ishte në listën e Napolit, por nuk u bë asgjë.


E FEJUARA KRIMINOLOGE

Jashtë fushës, Klaassen prej rreth një viti është çift i qëndrueshëm me Laura Benschop. Vajza është një pjesëmarrje në Miss Holanda, por mbi të gjitha shumë studioze. Ajo ka një diplomë në kriminologji dhe… kushedi nëse e ndihmoi Dejvin të zbulonte se kush ia hodhi çakmakun.

#Klaassen #është #gjithnjë #ajo #plagosje #në #kokë #Ajax #dhe.. #fejuara #kriminologe

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button