Life Style

Iu bë ndërhyrje për frymëmarrjen/ Drejt përmirësimit gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Sipas burimeve nga spitali privat ku lideri historik i PS-së po kurohet, bëhet me dije se momentalisht gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit aktualisht është e mirë. Gjithashtu, njoftohet se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

Mësohet se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti. Ndërkohë më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin “Trakeostomi”.

Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish-Kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Ai vuan nga sëmundja e SPOK, e cila mund të shkaktojë shumë komplikime, duke përfshirë: infeksionet e frymëmarrjes, probleme me zemrën, hipertension dhe depresion.

Njerëzit me SPOK kanë më shumë të ngjarë të preken nga gripi. Infeksion i frymëmarrjes mund ta bëjë frymëmarrjen shumë më të vështirë dhe mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në indet e mushkërive. Një vaksinim vjetor i gripit dhe vaksinimi i rregullt kundër pneumonisë mund të parandalojë disa infeksione. Nga ana tjetër, për arsye që nuk janë kuptuar plotësisht, SPOK mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, përfshirë edhe sulmin në të.

Ndërprerja e duhanit mund të zvogëlojë këtë rrezik. SPOK, po ashtu, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut në arteriet që sjellin gjak në mushkëri (hipertension pulmonar) si edhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive. Në dallim nga disa sëmundje, SPOK ka një shkak të qartë dhe një rrugë të qartë parandalimi. Shumica e rasteve lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këto sëmundje është të mos pini duhan ose të ndaloni pirjen e duhanit. (Tema)

#bë #ndërhyrje #për #frymëmarrjen #Drejt #përmirësimit #gjendja #shëndetësore #Fatos #Nanos

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button