Sport

Video/ Skënderbeu në krye të renditjes, mbyt edhe “nëndetësen”: Dinamos i kthehen “fantazmat”

Skënderbeu

Dy fitore në dy ndeshje. Skënderbeu është befasues në këtë start kampionati dhe pas Egnatias shemb edhe Dinamon. 1-0, ashtu si në javën e parë, por këtë herë në Korçë vendosi një autogol i Behiratche. Gjashtë pikë për të besuarit e Gvozdenovic, në krye të renditjes. Di Biaggio pëson humbjen e dytë dhe tani Dinamos bojëqielli i kthehen fantazmat e asaj blu, në vitin që ra nga kategoria dy vjet më parë.

Bardhekuqtë kanë fituar ndeshjen e parë në shtëpi, pasi e kishin nisur mbarë në transfertë. Skënderbeu bën pikë të plota kundër dy skuadrave me pretendime të mëdha në këtë sezon. Të sapokthyer në elitë, ashtu si edhe Dinamo, korcçarët kanë blinduar prapavijën. Shumë kontraste të fituara dhe një soliditet shumë më i madh se ndaj Egnatias. Dinamo nga ana tjetër mori fushën, qarkulloi topi e madje krijoi raste të shumta me Denison, Kaçorrin e Allmuçën, me asnjërin të aftë të kalonte portierin e huazuar nga Lazio, Alia.

Ndeshja u vendos në fillimin e pjesës së dytë, kur i pafati Behiratche devijoi në portën e Rexhepit krosimin e Rashicës. Protesta të kryeqytetasve që pretenduan një prekje topi me dorë të Frashërit gjatë aksionit. Por si arbitri Jorgji ashtu edhe VAR e anashkaluan. Goli rëndoi këmbët e të besuarve të teknikut Di Biaggio, ndërsa Skënderbeu shkoi pranë dyfishimit. Nikaj në minutën e 63′ tentoi një gol nga distanca, por Rexhepi rifitoi pozicionin duke evituar turpërimin.


Lexo më tej: Video/ Skënderbeu befasues e Vllaznia ‘e pritshme’ dy ‘fytyrat’ e startit të kampionatit

Në fund, 1-0 dhe ky suksesi e ngjit Skënderbeun në kuotën e 6 pikëve. Dinamo e ambicjeve të mëdha mbetet e fundit me 0 pikë, duke humbur pas derbit kryeqytetas me Tiranën, edhe atë të të sapoardhurve nga Kategoria e Parë. Për Di Biaggio gjërat bëhen keq.

#Video #Skënderbeu #në #krye #të #renditjes #mbyt #edhe #nëndetësen #Dinamos #kthehen #fantazmat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button