Tech

EMRI+FOTO/ Arti në zi: Ndërron jetë aktorja e njohur në moshën 43-vjeçare

Aktorja e njohur argjentinase, Silvina Luna, ka ndërruar jetën në moshën 43-vjeçare si pasojë e dështimit akut të veshkave, sëmundje që ju shfaq pas një operacioni estetik të bërë në vitin 2011.

Lajmi i trishtë është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë aktores, më saktë avokati i saj Fernando Burlando. Ky i fundit ka thënë për shtypin vendas që Luna vdiq në spitalin italian të Buenos Aires, ku prej dy muajsh e gjysmë priste transplantin e veshkës.

“Me pikëllim të thellë i themi lamtumirë bashkëpunëtores sonë Silvina Luna. Për 25 vite ajo ka kryer një punë aktive si aktore, modele dhe mikpritëse emisionesh televizive. Ne përqafojmë familjen dhe të dashurit e saj në këtë kohë të dhimbjes së madhe”, – shkruan Shoqata e Aktorëve Argjentinas në rrjetet sociale.

Si aktore ka qenë pjesë e kasteve dhe shfaqjeve të ndryshme humoristike, në televizion ka pasur pjesëmarrje të veçanta në telenovela seriale si ‘El Capo’ dhe ‘Ciega a Citas’. Po ashtu ka luajtur në filmin e saj të parë në vitin 2015, ‘Loca ella, loco yo’.

Kirurgu që e operoi, Aníbal Lotocki, i cili u denoncua nga Luna dhe personazhe të tjerë të famshëm, u dënua në shkurt 2022 për ‘lëndime të rënda’ me 4 vite burg dhe 6 vite përjashtim nga ushtrimi i profesionit të tij./m.j

#EMRIFOTO #Arti #në #Ndërron #jetë #aktorja #njohur #në #moshën #43vjeçare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button