Aktualitet
Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë!

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:24.
Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
#Aksidenti #në #Prishtinë #tre #persona #të #lënduar #njëri #prej #tyre #në #gjendje #të #rëndë
gazetablic.com