Aktualitet
Taylor Swift njofton se filmi i koncertit të Eras Tour do të vijë në kinematë e Amerikës Veriore (FOTO)

Taylor Swift këngëtarja që me turneun e saj është duke thyer rekorde ka njoftuar për publikimin e një filmi të koncertit Eras Tour në kinematë në Amerikën Veriore.
Kjo u bë e ditur sot pasi që Swift publikoi në Instagram trailerin e plotë të filmit, shkruan Dailymail.
“Turne Eras ka qenë përvoja më kuptimplotë e jetës sime deri më tani dhe jam e lumtur t’ju them se do të vijë së shpejti në ekranin e madh”, ka shkruar ajo.
Taylor tha që nga data 13 tetor të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi ta shohin filmin e koncertit ne kinematë e Amerikës Veriore.
#Taylor #Swift #njofton #filmi #koncertit #të #Eras #Tour #të #vijë #në #kinematë #Amerikës #Veriore #FOTO
Lapsi