Luana zbulon detajet e reja dhe konkurrenten e parë të “Love Island”

Këtë sezon veror në ekranin shqiptar do të transmetohet për herë të parë reality show “Love Island”.
Programi moderohet nga moderatorja dhe autorja Luana Vjollca, e cila prej kohësh na ka paralajmëruar për këtë projekt.
Mirëpo, së fundmi Luana e ka zbuluar edhe datën e startimit të emisionit.
“Shtator 23”- shkruan Luana krah fotove të bëra në ambientet e TvKlan.
Së fundmi, në faqen zyrtare janë publikuar rregullat kryesore të cilat janë:
-Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
-Konsumimi i alkoolit është i limituar.
-“Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
-Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.
Ndërsa po sot, në faqen zyrtare në Istagram u zbulua edhe emri i një prej konkurenteve që do të bëhet pjesë e “Love Island”, ajo quhet Ilda Mema dhe është influencer.
#Luana #zbulon #detajet #reja #dhe #konkurrenten #parë #të #Love #Island
Lapsi