Aktualitet

“E Rrapajt ishte penallti, pse ka VAR kur nuk shkon ta shohësh?” Zekic shpërthen kundër arbitrit

“Padyshim jam i zhgënjyer, të gjithë janë të zhgënjyer. Nëse vjen tani në dhomat e zhveshjeve, nuk është situatë e mirë, por ky është futboll. Luajtëm me karakter, bëmë disa gabime. Ishte shkatërrimtare për ne”. Zoran Zekic nuk e fsheh gjendjen shpirtërore pas 1-1 në kthim me Astana, që eliminoi Partizanin nga Conference League. Skuadra e kroatit e dominoi, sidomos pjesën e parë të ndeshjes, por u godit nga episode. Episode të shkaktuara nga lojtarët e tij dhe nga arbitri, sipas Zekic: “Nuk është se kam qejf të flas për gjyqtarët, në pjesën e parë dha karton pas pak minutash. Atanaskoski luajti gjithë ndeshjen me të verdhë. E pashë tani situatën e Rrapajt. Ndoshta jam subjektiv, por për mua është 100% penallti. Nuk e di pse e ka VAR-in kur nuk shkoi ta kontrollonte”.

KËSHILLA NË DHOMËN E ZHVESHJES

Partizani krijoi 5 goditje në kuadrat dhe 5 të tjera jashtë, ndërsa Astana në tre momente që tentoi portën goditi shtyllën, shënoi gol dhe detyroi Qirkon të bënte pritje shpëtimtare. Pas një pjese të parë brilante, të kuqtë luajtën një të dytë pa ritmin e duhur, që Zekic e shpjegon: “Ana psikologjike dhe fizike është e lidhur, por nuk kemi shumë eksperiencë. Nëse shkon brenda dhe flet diçka dhe pas një minutë e pëson kështu… Kisha tre lojtarë në qendër dhe portierin e nuk bëmë asgjë në zonë te goli. Ishim nervozë dhe të lodhur se në pjesën e parë lëviznim shpejt, dilnim pa probleme, por pasi ndodhi kjo, kishim probleme.

Lexo më tej: Video/ Bintsouka nuk mjafton, Astana eliminon Partizanin: Tomasov shpërbën ëndërrën grupe për të kuqtë


PROJEKSIONI NË KAMPIONAT

Mba vazhdon të mungojë, edhe pse këtë herë ishte në pankinë, por Bintsuka bëri më shumë se mirë. Një lajm i mirë për teknikun kroat, sidomos para debutimit në kampionat: “Jam i lumtur, por nuk mund të flas për lumturinë në këto momente. Kemi ndeshje të dielën, do të mundohem të flas me ekipin por askush nuk e merr informacionin aktualisht. Ky është futbolli, mund të qajmë tani por do të punojmë dhe të luftojmë” e mbylli Zekic.

#Rrapajt #ishte #penallti #pse #VAR #kur #nuk #shkon #shohësh #Zekic #shpërthen #kundër #arbitrit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button