Aktualitet

“Çdo gjë është në rregull”/ Kur u xhirua video ku Prigozhin ironizon me vdekjen

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte i vetëdijshëm për kërcënimet ndaj sigurisë së tij. Këtë e tregon edhe një video që duket se është filmuar disa ditë përpara se ai të vdiste në një aksident avioni. “Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo… çdo gjë është në rregull”, – thotë ai në klipin e shkurtër të publikuar në Telegram.

Udhëheqësi mercenar rus u varros në një funeral në Shën Petersburg të martën sipas asaj që njoftoi zyra e tij e shtypit. Prigozhin dhe 9 të tjerë u vranë në aksidentin pranë Moskës më 23 gusht, gjë që shkaktoi spekulime të shumta. Bosi i Wagner u përshkrua nga shumë njerëz si një “i vdekur që ecën” pasi udhëhoqi një kryengritje të dështuar në qershor, gjatë së cilës luftëtarët e tij morën kontrollin e një qyteti rus dhe marshuan drejt Moskës.

Shtëpia e Bardhë ka sugjeruar se autoritetet ruse mund të qëndrojnë pas vdekjes së tij, megjithëse Kremlini ka hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirjen e tij si një “gënjeshtër të plotë”. Kanali në Telegram i lidhur me Wagner, “Gray Zone”, i cili publikoi videon e re tha se avioni ishte rrëzuar nga ushtria ruse megjithëse nuk dha prova për të mbështetur këtë pretendim.


Në klipin e shkurtër, më pak se 30 sekonda, Prigozhin thotë: “Për ata që po diskutojnë nëse jam gjallë apo jo, si po kaloj, tani është fundjavë, gjysma e dytë e gushtit 2023, jam në Afrikë. Pra, për njerëzit që duan të diskutojnë për të më fshirë mua, ose jetën time private, sa fitoj apo çfarëdo tjetër… gjithçka është në rregull”.

E ashtuquajtura referencë e “fundjavës” në video, në “gjysmën e dytë të gushtit”, sugjeron se video mund të jetë regjistruar më 19 ose 20 gusht. E regjistruar në një automjet në lëvizje, video tregon Prigozhin të veshur me rroba kamuflazhi dhe një kapele të ngjashme me atë që kishte veshur në një video të publikuar po nga “Gray Zone” më 21 gusht, në të cilën ai gjithashtu sugjeronte se ishte në Afrikë.

BBC thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vendndodhjet ose datat e asnjërës video. Prigozhin, dikur ishte një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Por teksa pushtimi rus i Ukrainës po lëkundej, ai u bë një kritik i shpeshtë i udhëheqjes ushtarake të vendit të tij, nëse jo edhe vetë presidentit.

Putin e përshkroi tentativën për kryengritje në qershor si një “thikë pas shpine” edhe pse duket se nënshkroi një marrëveshje që Prigozhin të shmangte akuzat dhe luftëtarët e Wagner të lëviznin në Bjellorusi ose t’i bashkoheshin ushtrisë së rregullt ruse. Sidoqoftë, shumë ekspertë kishin dyshime se Prigozhin do të lejohej të largohej pas një sfide kaq të pacipë ndaj Kremlinit. ©

#Çdo #gjë #është #në #rregull #Kur #xhirua #video #Prigozhin #ironizon #vdekjen

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button