I mbuluar me flamurin kuqezi, përcillet për në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, të riut shqiptar që u vra dy ditë më parë në Itali teksa mbronte shokun e tij, është përcjellë për në Shqipëri.
Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, në përcjelljen e trupit të të riut kanë marrë pjesë qindra persona dhe arkivoli i tij ka qenë i mbuluar me flamurin shqiptar.
“Me lot në sy dhe me duartrokitje, qindra persona, italianë dhe shqiptarë përcollën nga porti i Ankonës për në vendlindje Klajdin, aty do do të prehet i qetë dhe në paqe”, shkruajnë mediat italiane.
‘Drejtësi, drejtësi, drejtësi!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut, Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.
I pranishëm ishte edhe vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.
Kujtojmë se Klajdi Bitri u vra nga një emigrant afrikan, ndërsa ndërhyri për të ndihmuar mikun e tij italian.
/a.r
#mbuluar #flamurin #kuqezi #përcillet #për #në #Shqipëri #trupi #Klajdi #Bitrit