Tech
Ngjarja e rëndë/ Nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte zgjedhur, babai vret vajzën 18-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Novellara, për çështje nderi, pasi vajza nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte zgjedhur për të. Vajza u raportua fillimisht e zhdukur.
Hetimet zbuluan se vajza kishte krijuar një lidhje me një djalë në Italia, por familja e saj e zbuloi dhe kishte planifikuar ta dërgonte në Pakistan, vendi i tyre i origjinës, për ta martuar. Babai e vrau teksa ajo u kthye në shtëpi dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.
#Ngjarja #rëndë #Nuk #pranoi #të #martohej #burrin #që #kishte #zgjedhur #babai #vret #vajzën #18vjeçare