Aktualitet

Kevin Costner akuzon ish partneren e tij: Po luan

Kevin Costner po akuzon ish gruan e tij se po luan lojëra mes çështjes së tyre të diskutueshme të divorcit, dhe ai tani dëshiron që gjykata ta detyrojë atë të paguajë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga ET, Costner pretendon se Christine Baumgartner ka refuzuar të përgjigjet, “pa arsyetim”, kërkesave bazë. Dhe, për këtë aryer, ai i kërkon gjykatës të sanksionojë Baumgartner. Dokumentet e gjykatës  thonë se Baumgartner ka pasur çdo mundësi për gati tre muaj për t’iu përgjigjur “kërkesave të drejtpërdrejta” të aktorit, por nuk ka arritur ta bëjë këtë.

Siç raportoi më parë ET, ai akuzoi ish partneren për përdorimin e “taktikave të ngecjes” për të zvarritur betejën e divorcit dhe ekipi i tij ligjor kritikoi pretendimin e saj e ajo nuk e kuptoi marrëveshjen e tyre paramartesore kur e nënshkroi atë, duke e quajtur të ashtuquajturën taktikë “mjeshtëri lojërash, por lloji më i keq.”


Në dokumentet e reja të gjykatës, Kevin vazhdon duke thënë se “nëse ka ndonjë gjë që Christine pretendon se nuk e kuptonte në kohën kur nënshkroi marrëveshjen, atëherë ajo duhet ta deklarojë këtë nën betim”. Ai vazhdon të citojë më shumë se një duzinë shembujsh në të cilët Baumgartner ka refuzuar t’i përgjigjet RFA-ve të tij.

Deklarata e Costner vjen vetëm disa ditë pasi Baumgartner paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar që gjykata të rishqyrtojë vendimin e saj të mëparshëm se sa duhet të paguajë aktorii i Yellowstone për mbështetjen e tre fëmijëve të  tyre – djemtë Cayden, 16 dhe Hayes, 14 dhe vajzën Grace, 13. Gjykata kohët e fundit urdhëroi Kevin të paguajë 129,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, por ajo tani po kërkon 175,000 dollarë./

#Kevin #Costner #akuzon #ish #partneren #tij #luan

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button