Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kreut të bordit të ‘Trepçës’

Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit 2023 në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja “Trepça” përmes një njoftimi për median, ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
“Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar nga një mjet shpërthyes.
“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
#Hidhet #granatë #në #oborrin #shtëpisë #së #kreut #të #bordit #të #Trepçës
Lapsi