Aktualitet

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt fotografohet në Kaliforni me look-un e ri

Vajza e Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt, është shfaqur me një look të ri pasi ka prerë flokët, por jo vetëm kaq.
17-vjeçarja u pa me flokët e prerë shkurt, pas kokës, dhe të lyer rozë teksa darkonte me një mik në Kaliforni të hënën (28 gusht).

Adoleshentja dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa qeshte në një tavolinë me shokun e saj.

E bija e Jolie dhe Brad Pitt – ishte veshur rastësisht për daljen e saj, me një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra xhins dhe atlete.


Pitt foli për Shiloh vitin e kaluar në premierën e filmit të tij “Bullet Train” në Los Angeles dhe aftësinë e saj për të kërcyer.

Aktori ishte shprehur krenar pasi videoja e vajzës së tij duke kërcyer në ‘Vegas’ të Doja Cat u bë virale. Aktori 59-vjeçar pranoi gjithashtu se nuk e ka idenë se nga e ka marrë talentin në kërcim, pasi ai vetë pohoi se nuk është aq i mirë me ritmin.

Ndërkohë, dalja në darkë e Shiloh vjen menjëherë pasi Page Six mësoi se Jolie, 48 vjeç, ka punësuar vajzën e saj më të vogël, Vivienne, për të qenë asistente e saj në prodhimin e ardhshëm të Broadway-it të The Outsiders.

#Vajza #Angelina #Jolie #dhe #Brad #Pitt #fotografohet #në #Kaliforni #lookun

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button