Aktualitet

Rama në lagjen “Rilindja”: 996 apartamente për të prekurit nga tërmeti me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për ndërtimin e 996 apartamenteve dhe infrastrukturës së re në lagjen “Rilindja”, në Spitallë të Durrësit.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kryeministri inspektoi punimet në lagjen “Rilindja”, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit.

Rama theksoi se po ashtu, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër.

Rama shprehu bindjen se “kjo për 5 vjet do të jetë një lagje me jetë dhe një lagje më e bukura padiskutim sepse është e gjitha e ndërtuar nga hiçi, me hapësira, me të gjitha gjërat që do të vazhdojmë t’i ndërtojmë rreth e rrotull, kopshte qendra shëndetësore, shkollën”.

/a.r

#Rama #në #lagjen #Rilindja #apartamente #për #të #prekurit #nga #tërmeti #financimin #Presidentit #të #Emirateve #të #Bashkuara

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button