“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë”, vajza e Jakup Krasniqit publikon vargjet e shkruara nga babai në burgun e Hagës

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Për kalimin e ditëve në qelinë e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruajë vargje poetike.
Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë qeli. Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.
“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
/a.r
#Burgu #qenka #një #vrimë #Qiell #diell #shoh #copëcopë #vajza #Jakup #Krasniqit #publikon #vargjet #shkruara #nga #babai #në #burgun #Hagës