Shëndeti

Conference League, Partizani gati për të shkruar historinë

Partizani është gati për përmbysjen historike. “Demat” luajnë sot ndeshjen e kthimit përballë Astanës në Elbasan Arena, me objektivin e vetëm për të shkruar historinë.

Disfata minimale në takimin e parë lë gjithçka të hapur sot pasi “Demave” minimalisht i duhen dy gola për të kaluar më tej. Skuadra e kuqe zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore në Elbasan dhe duket se gjithçka është gati për finalen e jetës.

Transfertat europiane janë një pikë e dobët për skuadrën kazake. Kjo për shkak të orarit të ndeshjeve dhe në 21 ndeshjet e zhvilluara në transfertë në arenën europiane, skuadra e Astanës ka fituar vetëm 3 prej tyre.

Zoran Zekiç, trajner i Partizanit, u shpreh: “Wshtë një ndeshje ku për 90 minuta apo më shumë duhet të tregojmë karakter dhe të luajmë me më shumë besim. Shpresoj që ekipi im të kuptojë që kjo është mundësi e madhe. Pas ndeshjes së parë vuajtëm shumë, por faleminderit Zotit ai takim përfundoi me vetëm një gol. Do të mundohemi të mos pësojmë, kjo është me rëndësi dhe në momentin më të mirë, t’i ndëshkojmë. Çdo gjë është e mundur, duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”.

Partizani-Astana, sfidë e vlefshme për Play Off-in e Conference League, do të luhet sot në mbrëmje duke nisur prej orës 20:00.

/a.r

#Conference #League #Partizani #gati #për #të #shkruar #historinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button