Së paku 52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të Enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.
Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se 43 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.
4Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.
Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë./REL
#Së #paku #të #vdekur #nga #zjarri #në #një #ndërtesë #në #Johanesburg