Egnatia kërkonte 400 mijë euro, Redi Kasa përfundon në huazim te Olimpija Ljubjana: prapaskenat e akordit

Redi Kasa do të luajë këtë sezon me kampionët e Sllovenisë Olimpija Ljubjana. Akordi me Egnatian është në huazim, me të drejtën e blerjes së klubit slloven. Redi Kasa ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar te Egnatia. Perfomancat e sulmuesit anësor kishin tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, edhe të huaja. Presidenti Agim Demrozi kishte vendosur gjithnjë një çmim prej 400 mijë eurosh për tu ulur në bisedime për Kasën.
Në këtë pikë, bëhet e çuditshme ulja e pretendimeve të Egnatias për lojtarin, aq sa klubi ta pranojë huazimin. Olimpija Ljubjana do të ketë të drejtën e blerjes, por nëse sezonin e ardhshëm kampionët e Sllovenisë vendosin ta ushtrojnë këtë të drejtë, Egnatia do të ruajë 30% të vlerës së kartonit të lojtarit, në rast së një rishitje. Lajmi është përcjellë nga vetë klubi i Olimpjas së Ljubjanës për mes faqes zyrtare në “Twitter”.
Lexo më tej:“Vëzhguesit e Fenerbahce në Elbasan Arena”: për Egnatian Redi Kasa vlen 400 mijë euro
POSTIMI NË TWITTER I OLMIPIJA LJUBJANA
“Redi Kasa, mirësevjen në Ljubjanë! Sulmuesi 21-vjeçar vjen në huazim me të drejtë blerjeje. Së fundmi ishte pjesë e KF Egnatias dhe në të shkuarën e Parmës në Itali. Ai mund të luajë në majë të sulmit dhe në krahun e djathtë”, ka njoftuar klubi Olimpja Ljubjana.
Redi Kasa, dobrodošel v Ljubljani!
Na posojo z možnostjo odkupa prihaja 21-letni napadalec. Nazadnje član KF Egnatia in v preteklosti italijanske Parme lahko zaigra v konici napada in na desnem krilu.
— NK Olimpija Ljubljana (@nkolimpija) August 30, 2023
#Egnatia #kërkonte #mijë #euro #Redi #Kasa #përfundon #në #huazim #Olimpija #Ljubjana #prapaskenat #akordit
Lapsi