AktualitetDurresi Sot
Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në Ndroq, dyshohet se…
Gjendet i dekompozuar trupi i pajetë i një gruaje në Tiranë. Sipas policisë, viktima është një 48 vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim me 14 Mars pas kallëzimit të bërë nga familjarët. Dyshohet se 48 vjeçarja vuante nga probleme mendore. Dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:Më datë 26.03.2023, rreth orës 09:00, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.