Aktualitet

Shqipëria, fjala e dytë më e kërkuar nga italianët

Saranda

Të gjithë pajtohemi që plazhet shqiptare dhe jo vetëm këtë vit kanë qenë të tejmbushur me italianë.

Sipas së përditshmes “Panorama”, tre fjalët më të kërkuara në rrjetet sociale nga këta të fundit ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe “akcizë”.

Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm, duke grumbulluar gjithsej 32,630 kërkime gjatë tre javëve të para të Gushtit. “Albania” zë vendin e dytë, me një shifër po aq domethënëse prej 28,890 kërkimesh, duke e vendosur atë vetëm pak larg nga pozicioni i parë.


Sipas të përditshmes italiane “Panorama” e cila i referohet një analizë të kryer nga kompania “Arcadia” rezulton se 80% e debateve në rrjetet sociale për fjalën “faturë” dhe “Shqipëri” janë zhvilluar kryesisht në Facebook.

#Shqipëria #fjala #dytë #më #kërkuar #nga #italianët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button