Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat, plagosen dy turistet e huaja në Thumanë

Dy shtetase të huaja kanë shpëtuar mrekullisht në një aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit pranë rrethrrotullimit në Thumanë.

Teksa dy turistet po udhëtonin drejt Tiranës, kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.

Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se dy shtetaset janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

/a.r

#Makina #del #nga #rruga #dhe #përplaset #barrierat #plagosen #turistet #huaja #në #Thumanë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button