Tech

VIDEO/ Ronaldo e Mane dhurojnë spektakël, dyshja realizon 3 gola në 45 minuta lojë

Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Al-Nassr po përmirësohet ndjeshëm. Në ndeshjen e kampionatit arab ndaj Al-Shabab, skuadra e drejtuar nga portugezi Castro dhuroi spektakël në pjesën e parë.

Protagonistë absolut në 45 minutat e para në Al-Awwal Park (Riyadh) ishin Cristiano Ronaldo dhe Mane. Sulmuesi CR7 realizoi dy gola me penallti, përkatësisht në minutat 13’t dhe 38’t.

Edhe Sadio Mane la gjurmën e tij. Lojtari senegalez shënoi gol në minutën e 40-të, duke siguruar kështu 3 pikët për skuadrën e tij. Për Mane, i transferuar në këtë merkato vere, është goli i katërt, pas dopietës ndaj Al-Fateh dhe “rrjetës” ndaj Al Ettifaq në ndeshjen e parë të kampionatit.

#VIDEO #Ronaldo #Mane #dhurojnë #spektakël #dyshja #realizon #gola #në #minuta #lojë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button