Aktualitet
Gjendet kufoma e një gruaje në liqenin e Kukësit

Një kufomë e seksit femër është nxjerr mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e liqenit të Kukësit. Dyshohet se viktima është një grua rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Mësohet se kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Kufoma është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
#Gjendet #kufoma #një #gruaje #në #liqenin #Kukësit
gazetablic.com