Life Style

Kompozitori Jani Papadhimitri: Brezi i ri të luajë veprat e klasikëve tanë

Prej disa vitesh kompozitori Jani Papadhimitri banon larg Shqipërisë, por vepra e tij jeton në atdhe, ku ai zhvilloi një karrierë të gjatë në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe si pjesë e Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar.

Në një intervistë për RTSH 24, z. Papadhimitri tregoi afrinë me komunitetin shqiptar në Greqi e Kanada, dy vendet nga ku ai e nisi emigrimin.

E nisa nga Greqi dhe në vitin 2001 shkova në Kanada. Vazhdimisht kam qenë i interesuar të shkruaj nota shqiptare dhe t’i shpërndaj në formën e librave. Kam realizuar trio me vajzat e mia dhe koncerte në Kanada e shtete të ndryshme.

Komuniteti shqiptar në Toronto është shumë i organizuar, edhe në Montreal e qytete të tjera. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë bëmë një koncert madhështor me të gjitha forcat artistike profesioniste e amatore të Torontos,” rrëfeu kompozitori i njohur.

Z. Papadhimitri ka ndarë punën e skenën me muzikantë të famshëm të vendit, Ferdinand Deda dhe Eno Koço.

Së fundmi ai ka botuar “Tre pjesë melodike”. Libri është ndihmuar edhe nga nëna e tij piktore për ta ilustruar.

“Valsi i Vanesës”, “Me varkë në Pogradec” dhe “Vals” janë janë tri meloditë, që kanë pasur për frymëzim familjarë dhe miqtë e tij

‘Valsi i Vanesës’ është emocion i veçantë, sepse krijon ‘mjalt nga mjalti’. Vepra i dedikohet mbesës time. Edhe ajo luan violinë. ‘Me varkë në Pogradec’ i kushtohet piktorit Anastas Kostandini. Ndërsa ‘Valsi’ i tretë, më alegro, përmbyll albumin,” tha kompozitori Papadhimitri.

Ai këshilloi brezin e ri “të luajë veprat e klasikëve tanë, sonatën e famshme të Çesk Zadesë, Tonin Arapit, Limos Dizdarit etj.”

Në planet e së ardhmes të kompozitorit shqiptar është rapsodia për violinë dhe piano, një vepër e vitit 1979.

/a.r

#Kompozitori #Jani #Papadhimitri #Brezi #të #luajë #veprat #klasikëve #tanë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button