Tech

Media zvicerane, jehonë bumit turistik/ Blick: Në Shqipëri, fjorde si në Norvegji

Jehona e bumit turistik të Shqipërisë prek edhe të përditshmen zviceriane ‘Blick’, ndër më të mëdhatë në Zvicër.

Në një shkrim të gjatë, kjo e përditshme fton lexuesit e saj të vizitojnë Shqipërinë, që sipas saj mbetet ende një vend për t’u zbuluar e që për këtë arsye po ngjall kureshtjen e shumë vizitorëve të huaj, duke u shndërruar në një destinacion trend të kohës.

Vendi i shqiponjave po arrin këtë falë peisazheve të papërshkrueshme, plazhe si në parajsë, male të jashtëzakonshëm dhe qyteteve interesante.

Spikat përshkrimi që Blick i bën Liqenit të Komanit, që krahasohet me fjordet norvegjeze. Një liqen mes maleve të thepisur që në vitet 1980 u ndërtua për hidrocentralin e prodhimit të energjisë elektrike, tani është kthyer në një destinacion shumë të preferuar dhe si një prej ndalesave të guidave turistike.

Një vend të rëndësishëm në shkrimin se Gjirokastra, një qytet i gurtë i ngritur gjatë periudhës osmane mes shekujve XV dhe XIV, në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s dhe vendlindja e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.

Një tjetër rekomandim të veçantë që e përditshmja zviceriane u jep lexuesve të saj është lugina e Lumit Vjosa që përshkruhet si lumi i fundit i madh i egër i Europës.

“Ndjesinë e karaibeve mund ta përjetoni në Ksamil”, shkruan Blick për lexuesit e saj. Rekomandohet edhe vizita në Tiranë, për të parë nga afër që përshkruhet si një qytet i larmishëm, me variacione që vlejnë jo vetëm për ngjyrat e ndërtesave që duken si në piktura por edhe të periudhave të ndërtimit, që datojnë nga koha osmane, ajo e komunizmit me bunkerë të shndërruar në muze e deri baret, kafenetë e restorantet modernë./f.s

#Media #zvicerane #jehonë #bumit #turistik #Blick #Në #Shqipëri #fjorde #në #Norvegji

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button