Aktualitet

Penalltia e mohuar Bolonjës, Rocchi mban premtimin: audio Di Bello-VAR do të bëhet publik

Rocchi

Pas polemikave të fuqishme që shpërthyen pas Juventus-Bolonja, dizenjatori Rocchi kishte premtuar se gjithcka do të ishte transparente. E kështu do të ndodhë. Audio mes arbitrit Di Bello dhe atij VAR Fourneau, për penalltinë tashmë të famshme të mohuar ndaj Bolonjës në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Juves, do të jetë tema kryesore e konferencës më 1 shtator në Coverciano. Në këtë konferencë, arbitrat do të bëjnë një bilanc të dy javëve të para të Serie A.

Sipas La Repubblica, në fakt do të bëhet publike biseda mes tyre, pas ndërhyrjes së Iling-Junior mbi Ndoye. Mungesa e thirrjes nga VAR, pas vlerësimit të gabuar të Di Bello në fushë, u konsiderua nga krerët e arbitrimit si një “gabim i dukshëm” që sigurisht do të çojë në ndalimin e Di Bello dhe arbitrit të Var.

Lexo më tej: Video/ Bolonja e tërbuar për penalltinë e mohuar, arbitri Di Bello sqaron: “E pashë mirë, ranë bashkë


Në pritje që FIGC të mbyllë marrëveshjen për audion në Dazn, është e drejtë e dizenjatorit Rocchi të përdorë audion për qëllime edukative, domethënë të shpjegojë në detaje çdo gabim dhe arsyen pse ato janë kryer. Ndaj e premtja duhet të jetë radha e episodit të Stadium, padyshim ai më i inkriminuari (por jo i vetmi…) i javës së fundit të kampionatit.

#Penalltia #mohuar #Bolonjës #Rocchi #mban #premtimin #audio #BelloVAR #të #bëhet #publik

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button