Tech

Super Hëna blu që do ndriçojë qiellin, fenomeni që ndodh një herë në dekadë

Një Super Hënë Blu do të ndriçojë qiellin e natës më 30 gusht. Sipas ekspertëve, kjo do të jetë hëna me ndritshme e vitit.

Fenomeni i Super Hënës Blu është i rrallë dhe ndodh vetëm një herë në dekadë. Sipas NASA-s, një tjetër super hënë e tillë nuk do të shihet më deri përpara janarit dhe marsit 2037.

Gjatë viteve kur ndodh ky fenomen, hëna shfaqet dy herë në muaj dhe ndodhet në pikën më të afërt me Tokën.

Disa njerëz besojnë se Hëna mund të marrë ngjyrë blu, por kjo nuk është e vërtetë dhe emri nuk ka të bëjë fare me ngjyrën.

Super hëna mund të shihet pas perëndimit të diellit, gjatë orëve të muzgut. Sipas raportimeve, hëna e këtij gushti do të jetë në shkëlqimin e saj maksimal në orën 2:37 AM, të së mërkurës.

Koha më e mirë e mbrëmjes për shikimin e hënës është pikërisht në momentin kur ajo ngrihet, veçanërisht gjatë orëve të muzgut./f.s

#Super #Hëna #blu #që #ndriçojë #qiellin #fenomeni #që #ndodh #një #herë #në #dekadë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button