Aktualitet

Çuditë e motit, dëbora bllokon rrugë në Itali, temperatura në disa zona malore shkon 2 gradë

Jo vetëm shi dhe stuhi të forta. Disa zona veriore të Italisë, janë përfshirë edhe nga reshje të dendura deborë.

Disa makina u bllokuan nga dëborën e madhe që kishte rënë në Colle dell’Agnello (Cuneo), një nga vendkalimet rrugore midis Italisë dhe Francës.

Zjarrfikësit dhe makinë borëpastruese kanë ndërhyrë për të çliruar mjetet e bllokuara dhe për të shoqëruar shoferët dhe pasagjerët në vendet të sigurta.

Të gjithë janë mirë, por rruga mbetet e mbyllur.

Vala e motit të keq që ka prekur Piemonte ka sjellë borë edhe në Sestriere mes ‘Alta Valle di Susa dhe la Val Chisone në mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.

Temperatura në mëngjes këtë të martë ishte rreth 2 gradë.

/a.r

#Çuditë #motit #dëbora #bllokon #rrugë #në #Itali #temperatura #në #disa #zona #malore #shkon #gradë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button